×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes kryetari i Zagrebit, ishte shprehur i gatshëm ta ndihmojë Prishtinën

    Insajderi
    28 February 2021 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiq, ka vdekur në moshën 66-vjeçare nga një sulm në zemër.

    Bandiq raportohet se u godit mbrëmë vonë nga një sulm në zemër, ku menjëherë u transportua me ambulancë në spital, por përkundër përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetoi.

    Kujtojmë se Bandiq vite më parë kishte vizituar Prishtinën, ku kishte takuar kryetarin Shpend Ahmeti.

    Bandiq pati thënë se është i gatshëm ta ndihmojë Komunën e Prishtinës brenda mundësive që ka si Kryetar duke shkëmbyer idetë dhe përvojat në atë mënyrë që të përmirësohen të dyja këto qytete.

    “Qëllimi i kësaj vizite nuk ka qenë vetëm të tregojmë se si funksionon Zagrebi, por që të mësojmë edhe ne nga Komuna e Prishtinës dhe anasjelltas duke avancuar të dyja këto qytete”, theksoi Milan Bandiq.

    CV e shkurtër e Bandiq…

    Milan Bandiq lindi më 22 nëntor 1955 në Grudë të Bosnjë dhe Hercegovinë, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme.

    Ai u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike, Universiteti i Zagrebit, dhe në vitin 2000 u regjistrua në studime pasuniversitare në atë fakultet.

    Nga 1980 deri në 1983 ai punoi në fabrikën Ledo, dhe nga 1983 në 1990 ishte i punësuar në Komunën e Pescenica.

    Ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark