Legjenda gjermane, Andreas Brehme ka vdekur sot në moshën 63 vjeçare.
I ndjeri do të kujtohet për golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit të vitit 1990 kundër Argjentinës në Romë.
Mbrojtësi i majtë po ashtu e kishte fituar Bundesligën me Kaiserslauternin dhe Bayern Munichun, plus titullin e Serie A me Interin.
Brehme kishte luajtur 86 herë për Gjermaninë, shkruan mediumi gjerman “Bild”.
Bayern Munichu e ka shprehur mërzinë dhe dhimbjen për humbjen e njërit prej legjendave të tij.
Gjiganti bavarez e ka përshkruar Brehmen si një person mjaft special, i cili do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes së Bayernit, i cili iu shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve të ish-futbollistit. /Gazeta Express/