Ka ndërruar jetë fotografi i njohur kosovar, Meddy Huduti.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e tij përmes një njoftimi në Facebook.
“Gëzimi i parë i nanes biri im Ahmedi sonte na la pergjithmonë. Ne te Zotit jemi dhe Atij do ti kthehemi, po sot babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me covid dhe me shtrengim gjoksi . Shkove bir Ahmed, ma la me plage zemeren time edhe per sa kam jetë. Por do te duroj se Zoti keshtu paska desht. Zoti vendosi te me sprovoj edhe me kete dhimbje qe qenka kapak i te gjitha dhimbjeve qe mund te egzistojne ne botë”, ka shkruar Huduti.