Vdes në moshën 101 vjeçare diplomati i njohur kroat Budimir Lonçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në moshën 101 vjeçare diplomati i njohur kroat Budimir Lonçar

    Insajderi
    01 September 2024 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diplomati i shquar kroat dhe jugosllav Budimir Lonçar ka vdekur në moshën 101-vjeçare, njoftuan sonte mediat kroate.

    Portali Zadar Antena shkruan se Lonçar u gjet i vdekur në det pasdite në Prek të ishullit Ugljan ku kishte lindur.

    Dëshmitarët okularë, sipas portalit, kanë lajmëruar menjëherë ambulancën dhe policinë.

    Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar në rrjetet sociale historiani kroat Tvrtko Jakovina.

    “Budimir Lonçar, diplomat, partizan, burrë shteti botëror, miku im, vdiq sot në Prek, vendi ku lindi më 1 prill 1924”, shkruan Jakovina, e cila është autore e biografisë së Lonçarit “Budimir Lonçar: nga Preku në majën e botës”.

    Lonçar ishte një diplomat jugosllav dhe kroat me një karrierë shumë të suksesshme. Publiku i gjerë e kujton si ministrin e fundit të Punëve të Jashtme të RSFJ-së dhe të dërguarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Lëvizjen e të Painkuadruarve. Ai ishte këshilltar i dy presidentëve kroatë, Stjepan Mesiq dhe Ivo Josipoviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark