Vdes në moshën 65-vjeçare, mjeku Besnik Berisha, Oda e Mjekëve shpreh ngushëllime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në moshën 65-vjeçare, mjeku Besnik Berisha, Oda e Mjekëve shpreh ngushëllime

    Insajderi
    06 October 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur në moshën 65-vjeçare mjeku Besnik Berisha.

    Oda e Mjekëve të Kosovës njoftoi për vdekjen e doktorit, specialist i fiziatrisë.

    “Ndahet nga jeta Dr. Besnik Berisha (19.02.1960 – 04.10.2025). Dr. Besnik Berisha përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ndërsa specializimin e përfundoi për Fiziatri. Për vite me rradhë punoi në Klinikën e Mjekësisë Fizikale duke u shërbyer qytetarëve në lëminë e fiziatrisë”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.

    Oda e Mjekëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të doktorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark