Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka vdekur dje një person i aksidentuar në Lipjan me veturë përpara dy javësh.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksidentit, me datën 16.08.2023 ka ndërruar jetë”, njofton policia në raportin 24-orësh.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për për obduksion.