Vdes në QKUK gruaja nga Prizreni, u godit nga një veturë duke kaluar zebrat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK gruaja nga Prizreni, u godit nga një veturë duke kaluar zebrat

    Insajderi
    08 February 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua është goditur në vendkalimin për këmbësor nga një veturë dje në Prizren. E njëjta pas dërgimit në QKUK ka ndërruar jetë.

    Policia tha se vozitësi i automjetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes.

    “Rr. Ekrem Rexha, Prizren 07.02.2025 – 11:28. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor, është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari – vozitësi i automjetit ndalohet në qendrën e mbajtjes. Rasti në hetime”, tha policia sot në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark