Vdes në QKUK këmbësori që ishte goditur nga vetura një muaj më parë në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK këmbësori që ishte goditur nga vetura një muaj më parë në Mitrovicë

    Insajderi
    30 September 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po trajtohej si pasojë e lëndimevenga goditja me veturë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 31 gusht në Mitrovicë.

    “Mitrovicë Jugu 31.08.2025-01:07. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë ishte goditur nga një veturë në lëvizje, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra më 29.09.2025 ka ndërruar jetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark