Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKUK ka vdekur një burrë që ishte aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, më 24 gusht.
“Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datën e lartcekur ka ndërruar jetë në QKUK-së”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Sipas PK-së, trupi i viktimës iu është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit.