Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë veturave në Fushë Kosovë, ku u lënduan katër persona, raporton Sinjali.
Aksidenti ndodhi saktësisht te zona industriale, ‘Tregu i Gjelbërt’ në Fushë Kosovë.
Raportohet se njëri nga katër personat e lënduar nga ky aksident ka vdekur sot në QKUK rreth orës 13:30.
Rasti është konfirmuar edhe nga Trafiku Rajonal në Prishtinë, që thonë se viktima me iniciale SH.S i takon moshës 33 vjeçare.
Ndryshe, rasti po hetohet nga policia në bashkëpunim me prokurorinë.