Ish-politikani kontrovers sllovak, Frantisek Gaulieder vdiq dje në rrethana misterioze, kanë njoftuar mediat lokale.
Politikani vdiç pasi u shtyp nga treni, ndërs medaiat spekuluan se ai mund të jetë vrarë apo vetëvrarë, shkruajn mediat kroate.
Gaulieder ishte figurë kryesore në një skandal politik në Sllovaki, ku ish-kryeministri Vladimir Meciar dhe shërbimet sekrete u përfshinë në rrëmbimin e djalit të ish-presidentit Michal Kovac, në vitin 1995.
Ai ka marrë kërcënime të përsëritura me vdekje gjatë këtyre 20 viteve. Çështja e sipërcituar nuk u zbardh kurrë, pasi një amnesti e mbylli atë.
Parlamenti sllovak pritet ta heqë amnistinë këtë javë, ndërkohë që policia refuzoi të jepte hollësi për ngjarjen.