Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën një person kishte mbërritur pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Prishtinë.
Sipas policisë i vdekuri është mashkull shqiptar, ndëresa është cilësuar si “Vdekje e Dyshuar”.
“Në rrugën Fehmi Agani, Prishtinë, dje rreth orës 16:36, viktima mashkull K-Shqiptar, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë para se të arrij në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, shkruan në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.