Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës

    Insajderi
    10 September 2024 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vëllai i ish-ministrit të Bujqësisë, Idriz Vehapi, Ramiz Vehapi ka ndërruar jetë në vendin e punës në Zvicër.

    Këtë e bëri të ditur vet Idriz Vehapi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

    “Miq, familjarë dhe bashkëvendës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, vëllai ynë Ramizi, i cili për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Zvicër, papritmas ka ndërruar jetën në vendin e tij të punës.

    Vëlla Ramiz, dhimbja për Ty është shumë e madhe dhe nuk do të pushoj kurrë, por edhe jemi krenarë që të patëm, na ndihmove shumë të ngritemi si familje, ishe shumë punëtor e njeri human.

    E doje shumë familjen, miqtë dhe vendin ku u linde e u rrite.

    Lamtumirë vëlla i dashur Ramiz, u takofshim në botën e amshueshme!

    Për datën dhe kohën e varrimit, do të ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar Vehapi në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark