Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e Arife Bilallit, nënën e heroit Lutfi Bilalli dhe invalidit të UÇK’së, Muhamet Bilalli.
Haradinaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ shprehu ngushëllime për familjen, miqtë e bashkëluftëtarët e tij, shkruan Insajderi.
“Paska ndërruar jetë nëna Arife, nëna e heroit Lutfi Bilalli dhe invalidit të UÇK-së Muhamet Bilalli, nga Reçaku i qëndresës dhe sakrificës.
Ndajmë dhimbjen me familjen, miqtë e bashkëluftëtarët!
U prehtë në paqe!“, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/