Vdes nga sulmi kardiak derisa ishte duke shkuar për të marrë ndihmë mjekësore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nga sulmi kardiak derisa ishte duke shkuar për të marrë ndihmë mjekësore

    Insajderi
    22 January 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia bën të ditur se një person të martën ka vdekur në Suharekë pas një sulmi kardiak.

    Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima derisa ishte duke shkuar për tretman mjekësor, gjatë rrugëtimit ishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

    Mjeku kujdestar me të arritur në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër dhe e kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark