
Një i burgosur shqiptar ka vdekur në burgun e Shtipit, siç thuhet për shkak të rrahjes brutale.
Sipas zhurnal.mk, ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë në orën 19:20 minuta, kur një nga gardianët ka informuar se i burgosuri SH.SH, ka rrëshqitur para qelisë së tij dhe është rrëzuar, me ç’rast nga thyerjet që ka pësuar në trup ka ndërruar jetë.
I burgosuri 40 vjeçar ishte nga fshati Nerazht i Komunës Tearcë të Tetovës. Mjeku i burgut të Shtipit ka konstatuar lëndime të rënda trupore, thyerje të ashtit të hundës dhe fraktura “thyerje të brinjëve nga ana e djathtë e krahërorit”.
Në burgun e Shtipit gjenden pjesa më e madhe e grupit të Kumanovës të cilët u arrestuan më 10 maj të vitit të kaluar për rastin në Lagjen e Trimave në Kumanovë./Insajderi.com