Detajet tjera: Dyshohet se 18 vjeçarja në Prishtinë ra nga lartësia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detajet tjera: Dyshohet se 18 vjeçarja në Prishtinë ra nga lartësia

    Insajderi
    03 August 2023 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë natës së sotme ka ndodhur një ngjarje tronditëse, ku një 18-vjeçare dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Insajderin se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”, dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët emergjent.

    Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.” – ka bërë të ditur Borovci

    Ai tutje ka njoftuat se policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.

    Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” – ka përfunduar Borovci.

    Nacionale Facebook


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark