Vdes një 31 vjeçare lehonë në QKUK, disa ditë pas lindjes e humbi edhe foshnjën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 31 vjeçare lehonë në QKUK, disa ditë pas lindjes e humbi edhe foshnjën

    Insajderi
    09 September 2025 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 31 vjeçare ka vdekur dje në orët e pasdites në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.

    Shefi i Intensives Qendrore, Shaqir Uka, ka konfirmuar për Insajderin, i cili ka thënë se e njëjta ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, ku edhe ka pas ndërhyrje kirurgjike dhe pas disa problemeve që kanë lind në fund të shtatzënisë së saj, ka ndërruar jetë.

    “Ka qenë duke marrë trajtim mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë ku edhe ka pas ndërhyrje kirurgjike dhe pas disa problemeve që kanë lind në fund të shtatzënisë së saj, edhe është sjellë pastaj në njësinë e Mjekimit Intensiv. Përkundër angazhimit maksimal, ajo nuk ka mujtë me përballu sëmundjen, dhe dje në orët e pasdites edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë shefi i Klinikës Intensive.

    Raportohet se ajo kishte humbur edhe foshnjën pak ditë pas lindjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark