Një këmbësor është goditur për vdekje sot në dalje të fshatit Velekincë në Gjilan.
Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar nga zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Dyshohet se viktima 36 vjeç duke trupuar rrugën është goditur nga një veturë.Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i Trafikut Rajonal dhe ndihma e shpejtë. Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe përkundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilanë viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara në aksident”, tha Hashani.