Vdes një 50-vjeçar në një fabrikë në Suharekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 50-vjeçar në një fabrikë në Suharekë

    Insajderi
    26 September 2025 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një personi ka vdekur në Fabrikën e Ballkanit.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se viktima ishte punëtor i Fabrikës “NewKoBallkani”.

    “Rreth orës 16:30 të datës 26.09.2025, Policia është njoftuar se një punëtor i fabrikës NewBalkan në Suharekë, me inicialet M.D., është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës, dyshohet nga një pjesë metalike e një vinçi”.

    “I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit me autoambulancë të QKMF Suharekë. I njëjti nuk ka arritur që t’i bëjë plagëve dhe ka vdekur”, tha Bytyqi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark