Vdes një 6-vjeçar në Shqipëri rrëshqiti në rezervuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 6-vjeçar në Shqipëri rrëshqiti në rezervuar

    Insajderi
    10 August 2023 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ndjeri 6-vjeçar është nxjerrë nga rezervuari nga familjarët, ndonëse iu dha ndihma e parë, nuk ka arritur të mbijetojë

    Një gjashtëvjeçar ka humbur jetën pas një rënie, e cila raportohet të ketë qenë aksidentale, në një rezervuar në Fushë Arrëz të Shqipërisë.

    I ndjeri është nxjerrë nga uji nga familjarët, ndonëse iu dha ndihma e parë, nuk ka arritur të mbijetojë.

    Siç raporton TCH, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke vijuar punën për dokumentimin e plotë të rrethanave.

    “Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz. I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

    Pak ditë më parë, një 41-vjeçar u mbyt në liqenin e Belshit, ndërsa dy javë më parë, humbën jetën katër persona në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

    Katër të ndjerit kishin hyrë për t’u larë në një zonë ku nuk lejohet noti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark