Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka vdekur i burgosuri Binak Thaçi, në Spitalin Rajonal të Pejës.
Binak Thaçi, nga fshati Daniak i Gjakovës i dënuar për “vrasje”, me 12 vite e gjashtë muaj, ka qenë duke e vuajtur dënimin në burgun e Dubravës që nga viti 2007.
“I burgosuri, për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, nga 21 Shkurti 2017, është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e ShKK-së. /Insajderi.com