Një burrë është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë.
Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ndodhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e gjuetisë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardh nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë.
Ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.