Një person është sjell pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e tij.
“Malishevë, 21.06.2024-19:47. Nga QKMF Malishevë është njoftuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë pa shenja jete nga familjarët e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.