Aksidenti në Mitrovicë, një burrë humb jetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në Mitrovicë, një burrë humb jetën

    Insajderi
    28 May 2024 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë ka vdekur në Mitrovicë si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

    Sipas policisë, i ndjeri kishte qenë duke e vozitur motoçikletën në kohën kur u aksidentua me një veturë.

    Me vendim të prokurorit, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Mitrovicë –Jug / 27.05.2024-19:17. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark