Një grua e moshës rreth 50-vjeçare ka vdekur sot në Podujevë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Isuf Koliqi”.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ‘Isuf Koliqi’ në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti”, ka thënë ai.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.