Vdes një i burgosur, ishte duke u trajtuar në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdes një i burgosur, ishte duke u trajtuar në QKUK

    Insajderi
    03 March 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së ka vdekur i burgosuri R.S.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se 64-vjeçari nga pranimi i tij në QP në Prizren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën.

    “Më 01.03.2023, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin  Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë.

    Të njëjtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjise, për evaluim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të përgjithshme si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte, i njëjti ka ndrruar jetë”, thuhet në njoftim.

    Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark