Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren - flasin nga Shërbimi Korrektues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren – flasin nga Shërbimi Korrektues

    Insajderi
    06 December 2021 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪14:47 në Qendrën e Paraburgimit Prizren, i paraburgosuri me inicialet F.I, i lindur më 1987, ka  ndërruar jetë, dyshohet si pasoj e vetëvrasjes në dritaren e banjës së dhomës.

    Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

    Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri F.I në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje ne zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu.

    Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

    Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendres së Paraburgimit Prizren ka përgatitur  dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark