×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës

    Insajderi
    12 June 2024 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës teksa njoftojë se i njëjti vuante nga sëmundja kronike, e që ishte nën trajtim.

    Ndonëse po trajtohej vazhdimisht, viktimës i është përkeqësuar mbrëmë gjendja rreth orës 22:00, ku edhe ishte thirrur ekipi emergjentë.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 06:18, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës ka ndërruar jetë i burgosuri H.B. Ai është pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë më 17.05.2024, dhe gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim. Trajtimi ka vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera, sipas indikacioneve”.

    “Gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00, dhe është thirrur Emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe stabilizuar gjendjen e të burgosurit. Në mëngjes, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri dhe është kërkuar mbështetje nga ekipi i Emergjencës së qytetit. Ky ekip, së bashku me ekipin mjekësor të burgut, janë përpjekur për reanimim, por pa sukses. Në orën 06:18, nga të dy ekipet është konstatuar vdekja e të burgosurit. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark