
Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në orët e mëngjesit në Spitalin e Prizrenit, ku një pacient ka ndërruar jetë pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë një shëtitjeje në parkun e spitalit.
Sipas policisë së Kosovës, viktima ishte duke u trajtuar në spital dhe në momentin kur ndodhej jashtë, në ambientet e parkut, ka pësuar përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore.
Ai është dërguar menjëherë në repartin e emergjencës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“HETIM I VDEKJES– Prizren / 24.07.2025-08:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ne spital, derisa ishte duke shëtitur në parkun e spitalit, i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.