Një ngjarje tragjike ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Tërstenik të komunës së Drenasit.
Një burrë vdiq pas kontaktit me rrymën, derisa ishte duke punuar.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia.
“Informata është pranuar rreth orës 20:00, të 22.07.2024, se në fshatin Terstenik të Drenasit, viktima, mashkull, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymën. Nga mjeku kujdestar në QKMF, në Drenas është konstatuar se viktima është pa shenja jete“, ka thënë ai Borovci për Insajderin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.