Një person që ishte goditur nga vetura në Gjakovë më 12 qershor, ka vdekur dje.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku njofton se tashmë i ndjeri po trajtonte plagët në QKUK, shkruan Gazeta Insajderi.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALITET- Rr. Hysni Dobruna, Gjakovë / 12.06.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, me 16.06.2024 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se trupi i viktimës është dërguar në obduksion. /Insajderi.org/