Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta paraditen e së mërkurës në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot me datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugen ” Vllëzërit Kastrati” në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka thënë ai.
Rugova ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”. /Insajderi.org/