Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një personi dje në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Është pranuar informatë nga urgjenca për vdekjen e një personi mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion në IML”, thuhet në raport.