×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person në Suharekë, u godit nga rryma

    Insajderi
    04 June 2024 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    G.G., 42-vjeçar nga Reqani i Suharekës, ka vdekur pas lëndimeve të marra nga kontakti me energji elektrike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai ka thënë se viktima ka vdekur në emergjencë në Suharekë.

    “Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15  viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar  viktima është sjell pa shenja jete”, ka thënë ai.

    “Viktima është G.G. , mashkull 42 vjeç nga Suhareka. Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse jane duke mbledhur provat dhe dëshmit lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”, shton tutje ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark