Një person në veri të Mitrovicës ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka vdekur si pasojë e përdorimit të tepër të alkoolit, shkruan Insajderi.
“Mitrovicë Veri 26.10.2024 – 10:00. Më 29.10.2024 është raportuar se, me datën e cekur viktima mashkull kosovar, ka mbetur pa shenja jete, pasi që dyshohet se i njëjti ka përdorur sasi të tepërt të alkoolit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar. /Insajderi.org/