Një person ka humbur jetën dje pasi u vetaksidentua në Kaçanik.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.
“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes ndaj kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar – pasagjer në veturë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë.