×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdes një person nga aksidenti në Drenas, tre të tjerë të lënduar (VIDEO)

    Insajderi
    21 August 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në Çikatovë të vjetër të Drenasit me pasoja fatale.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Në aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

    Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 12:30.

    Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF (Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas.

    Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark