Vdes një person nga aksidenti në fshatin Baballoq të Deçanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person nga aksidenti në fshatin Baballoq të Deçanit

    Insajderi
    14 April 2025 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Komunën e Deçanit. Një person ka mbetur i vdekur pas lëndimeve të marra nga një aksident trafiku në Baballoq të Deçanit, shkruan Insajderi.

    zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka dhënë detaje për rastin.

    ”Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri nga të lënduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark