
Një person ka vdekur sot në një aksidentqë ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, tha se ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar
“Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, shkroi ai.