Një person është raportuar të ketë vdekur nga një shpërthim i një kompleks kimik “BASF”, në qytetin Ludwigshafen të Gjermanisë.
Disa të tjerë janë raportuar të jenë plagosur apo të humbur. Ndërtesa më e madhe kimike, në botë, “BASF”, ka thënë të hënën, se janë duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit, në selinë e tyre, në Ludwigshafen të Gjermanisë, raporton DeutscheWelle.
“Shërbimet e emergjencës nga i gjithë rajoni, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të ndërtesës”, kanë thënë autoritetet e qytetit Ludwigshafen, përmes një deklarate.
Megjithatë, zyrtarët kanë thënë se nuk ka motive terrorizmi për ngjarjen e ndodhur. /Insajderi.com