Një persona ka humbur jetën pasi është goditur nga treni, në rrethana ende të panjohura, në fshatin Pavlan në komunën e Pejës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00, raporton Insajderi.
Sipas policisë njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete i viktimës u lirohet familjarëve, kurse hetimet janë duke vazhduar lidhur me rastin. /Insajderi.com