Policia raporton se një person ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti me moto kultivatorin e tij, në fshatin Vrellë të Istogut.
“Raportohet se një mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke lëvizur me moto kultivator nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur”, njofton policia.
Si pasojë e aksidentit kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjer, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe nga lëndimet e marra drejtuesi ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Insajderi.com