Vdes një pjesëtar i stafit të ambasadës gjermane në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një pjesëtar i stafit të ambasadës gjermane në Kosovë

    Insajderi
    20 June 2025 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të kolegut të tyre, Hisen Jakupi, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të shkurtër.

    “Humbëm një anëtar të përkushtuar të ekipit tonë, por mbi të gjitha një njeri të dashur dhe një koleg të çmuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Ata kanë theksuar se do ta kujtojnë gjithmonë me respekt ngrohtësinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të palodhshëm. Në këto momente të dhimbshme, ambasada u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tij, duke theksuar se janë pranë tyre me zemër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark