Vdes një pushues nga Kosova në plazhin e Shëngjinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes një pushues nga Kosova në plazhin e Shëngjinit

    Insajderi
    01 August 2021 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pushues nga Kosova ka humbur jetën këtë të dielë në plazhin e Shëngjinit.

    Mësohet se 68-vjeçari I.Th., ka qenë duke pushuar në plazhin e Shëngjinit, ndërsa ka pësuar arrest kardiak.

    68-vjeçari është dërguar menjëherë në spitali, por nuk ka mundur të shpëtojë.

    “Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shëngjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark