
Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të oficerit korrektues, Fatmir Bicaj. Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bicaj, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tij.
Në një reagim zyrtar, drejtuesit e SHKK-së kanë vlerësuar lart kontributin e oficerit Bicaj, duke e cilësuar atë si një shembull të ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit.
“Fatmiri ishte model i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur. Kontributi i tij i çmuar do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”, thuhet në njoftim.