Vdes pacienti që ra nga kati i katërt i Klinikës së Kirurgjisë Torakale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Vdes pacienti që ra nga kati i katërt i Klinikës së Kirurgjisë Torakale

    Insajderi
    15 January 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur pacienti i cili kishte rënë nga kati i katërt i Klinikës së Kirurgjisë Torakale.

    Lajmi u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

    Nga SHSKUK thanë se përkundë masave dhe ndihmës nga stafi i Klinikës emergjente pacienti nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

    “Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës. Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë” – shkruhej në njoftim.

    Bëhet e ditur se për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark