Një aksident që ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Sadik Stavileci” në Gjakovë, ka qenë fatal për një ngasës të biçikletës. Ai ishte goditur nga shoferi i një autobusi, gjatë lëvizjes që si pasojë kishte marrë lëndime të rënda trupore.
Ndërsa në emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Policia ka njoftuar se prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Insajderi.com