×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes pediatrja e Spitalit të Prizrenit

    Insajderi
    22 July 2024 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlora Ukimeraj, pediatrja e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, ka vdekur.

    Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës me anë të një postimi në ‘Facebook’, në të cilin shpreh ngushëllime për familjartë, miqtë dhe kolegët e të ndjerës.

    “Ndahet nga jeta Dr. Vlora Ukimeraj. Dr. Vlora Ukimeraj përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Ndërsa në vitin 2012 kreu provimin specialistik dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia e Neonatologjisë. Dr. Ukimeraj u shërbeu për vite më rradhë fëmijëve të qytetit të Prizrenit. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet në njoftimin e OMK’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark