Ka vdekur një person që ishte duke u trajtuar në QKUK pas lëndimeve të marra nga një aksident trafiku që kishte ndodhur më 12 maj në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
Njoftimi i plotë:
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 12.05.2023-00:07. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK , më datë 05.06.2023 rreth orës 01:15 , ka ndërruar jetë.”